E rëndë/ Në ‘BMW’ e ndezur, i riu gjendet i vdekur në mes të Tiranës

152

Një i ri është gjetur i vdekur në një prej zonave në qendër të Tiranës.

Burime nga policia thanë se është gjetur i pajetë 38-vjeçari me inicialet R. B., në një makinë ‘BMW’ e cila ishte e ndezur

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Policia Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ u gjet pa shenja jete, në  automjetin e ndezur tip ‘BMW’, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.