E rëndë në Berat/ Arrestohet një 54-vjeçar, përdhunoi vajzën e mitur (Emri)

452
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Berat. Policia e këtij qyteti bën me dije se ka arrestuar një 54-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.
Policia thotë se ai është “shtetasi Resmi Turani banues në Berat, që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat”.

Ndërsa nuk sqarohet ende kush ka sinjalizuar për rastin. Nuk dihet as nëse vajza apo familjarë të saj kanë denoncuar në polici 54-vjeçarin. Sakaq, policia e qytetit të beratit i ka kaluar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Sigal