E rëndë/ Ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala

532
Sigal

Thellohet tragjedia në familjen Lala në zonën e Kënetës që humbi tetë anëtarë të familjes nga tërmeti i tmerrshëm që i zuri brenda në banesë duke u marrë jetën.

Ditën e djeshme, pas ceremonisë mortore që përcolli në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, Fiqirete Lala 64 vjeç ka ndërruar jetë.

Një ditë pas tërmetit, më 27 nëntor, ajo pësoi një infarkt kardiak si pasojë e shokut të pësuar.

Tetë anëtarët e familjes Lala që humbën jetën nga tërmeti:
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, (i paralizuar)  52 vjeç

Image