E rëndë/ Motoçikleta përplas çiklistin 80 vjeçar në Tiranë

378
Sigal

Një motoçikletë me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një çiklist 80 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:40 në rrugën e “Dibrës” në Tiranë. 80 vjeçari me iniciale P. M, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 10:40 në rrugën e “Dibrës” një motoçikletë me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur çiklistin P. M.,80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes çiklisti P. M është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe identifikimin e autorit.