E rëndë, mbytet në plazhin e Shëngjinit një pushuese kosovare

451
Një shtetase nga Kosova ka gjetur vdekjen në plazhin e Shëngjin. Mësohet se pasditen e sotme është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës për t’iu dhëne ndihma e parë por ka ndërruar jetë.
Bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se është mbytur.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak 

Më datë 20.06.2017, rreth orës 18: 30, në spitalin Rajonal Lezhë , është dërguar nga plazhi i Shëngjinit , shtetasia R.K. 69 vjeçe, banuese në Kosovë e cila ka ndërruar jetë. 

Në trupin e viktimes nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake si dhe ekspertiza mjeko – ligjore dyshohet se mund të jetë mbytur në det. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal