E rëndë/ Kalonte lumin me djalin, mbytet në Bistricë 55-vjeçari

552
Sigal

Një 55-vjeçar është mbytur në lumin e Bistricës dje pasdite. Trupi i pajetë nuk është gjendur ende.

I biri 15 vjeçar i viktimës ka thënë se i ati kishte konsumuar pije alkoolike.

Në një njoftim për mediat, policia tha se “të dielën rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

55 vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike”.

Trupi i pajetë ende nuk është gjetur. Për shkak të shirave lumi ka prurje të mëdha, ç’ka ka vështirësuar kërkimet.