E rëndë/ I zoti i shtëpisë plagos rëndë punëtorin në banesë

530
Sigal

Një ngjarje e rëndë e ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një shtetas ka plagosur në banesën e tij, punëtorin që e kishte marrë si mëditës për të kryer punimet në shtëpinë e tij.

Autori i ngjarjes është 44 vjeçari, Stefan Agolli, i cili ka rënë në prangat e policisë.

Agolli ka goditur me thikë punëtorin S. D, 51 vjeç, i cili ndodhet aktualisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autori i ngjarjes ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Ndërkohë që nuk bëhen të ditura motivet e kësaj ngjarje.

Tiranë

Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:

– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit  S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.