E rëndë/ Hyn në ujin e ftohtë të Drinit, gjen vdekjen 50-vjeçari

374
Sigal

Një person rreth të 50-ve është mbytur në ujërat e lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse ai është hedhur nga ura e Bahçallekut apo ka hyrë në lumë dhe është mbytur.

Raportohet se 50-vjecari ka shkuar me biçikletë në bregun e lumit Drin ku ka hyrë për t’u larë.

Por mendohet se ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve në zemër për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje nga policia, por ata kanë dhënë versione kontradiktore.

Ndërkohë mbi urë është gjetur biçikleta dhe rrobat e tij.

Policia me FNSH po kërkojnë pasi ka sinjalizime që trupi ka dalë në një prej ishujve të vegjël ku bashkohet Buna me Drinin.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.