E RËNDË/ Bie nga ura, humb jetën në Tiranë e moshuara

477
Sigal

Një grua e moshuar ka humbur jetën një ditë më parë në
Tiranë, pasi ka rënë aksidentalisht nga ura në lum.
Burime
nga policia thanë se një ditë më parë në urën e varur që lidh Valiasin me
Laknasin, aksidentalisht ka rënë në lumë 66-vjeçarja Xhuma Neziri, banuese në
Tiranë.
Si
pasojë e rënies ka gjetur vdekjen. Trupi i viktimës është gjetur dhe nxjerrë
nga shërbimet policore në afërsi të vendit të njohur si “Plepat e
Brukës”.