E rëndë/ Aksidenti në Shkodër, humb jetën një nga të plagosurit

226

Ka humbur jetën një nga personat e plagosur mbrëmjen e sotme në aksidentin e ndodhur në Shkodër.

Marije Lulash Leka 63 vjeçe ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Dy makina u përplasën mbrëmjen e sotme në rrugën Shkodër-Koplik.

Të plagosur në këtë aksident kanë mbetur edhe Sylë Palnikaj, 63 vjeç,

Katrinë Palnikaj, 56 vjeçe dhe Petrit Tom Leka, 21 vjeç.

Viktima Marije Leka 63 vjeçe është nëna e të plagosurit Petrit leka.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Më datë 05.12.2019, ora 17:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe, banues në L. 3 Heronjtë, me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe, banues në L. Guerrile, Shkodër

Për pasojë janë demtuar të 4 shtetasit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.