E rëndë/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësorja

343
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka humbur jetën një grua, e cila nuk është identifikuar ende.

Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës ‪19:40‬ kur një automjet me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore e moshës rreth 35-40 vjeçe.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.