E rëndë! 17 vjeçarja nga Fieri gjendet e vdekur në tualetin e shkollës

458
Një 17 vjeçare është gjetur e vdekur në tualetin e shkollës, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme profesionale në qytetin të Fierit. 
Nga të dhënat paraprake mësohet se është identifikuar dhe emri i vajzës që është gjetur e pajetë. Ajo është A.Rina, nga fshati Sheqishtë. Ka qenë pikërisht një shoqe e saj ajo që e ka gjetur përtokë vajzën dhe e traumatizuar ka vënë alarmin në shkollë.
Nga të dhënat paraprake raportohet se në trupin e adoleshentes nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ajo është dërguar në morgun e spitalit të Fierit. Hetuesit e çështjes paraprakisht dyshojnë se vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndonjë problem shëndetësor apo nga ndonjë helmim. Ndërkohë policia ndodhet në ambientet e shkollës, ndërsa po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Sigal