E refuzoi vajza, vetëvritet 19- vjeçari, status në FB: Jap jetën për ty

673
GJIROKASTËR – Një 19-vjeçar nga Libohova ka vendosur t’i japë fund më mënyrën më tragjike jetës tij, teksa është hedhur nga kati i shtatë i një godinë.
V.Llacini kishte ardhur paraditen e sotme në Gjirokastër dhe teksa po konsumonte një kafe në një lokal në katin e 7 të qytetit të gurtë ka marrë vendimin deçiziv për t’i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
I riu është hedhur nga kati i shtatë dhe kjo ka rezultuar fatale për të, ndërsa pak minuta se të merrte vendimin fatal për jetën e tij djaloshi kishte bërë një status në “Facebook” që deri diku paralajmëronte tragjedinë.
Statusi i 19-vjeçarit
Vajza beni mir ti besoni kur nje djal thot se jap dhe per ty …Vellai im te dua shum fort , Ti je bosi im ti je njesh,un te dua shum te dua pa funddd, ti e diell …te dua shum vella …Aldo bosii …Familja ime ju dua pa funddd ..Ti mami dhe ty babi jeni gjeja me shtrenjt per mua ..ju dua pa fund ..Dhe mos u merzitni per muaa … Misioni im kaq ishte mbaroi ,Un tani duhet te iki , Ju kerkoj falje ..Qellimi im ketu ka mbaruar ..Pershendes gjith shoket e mi …pershendetje cuna ,pershendes shoqet e mia , Per mua kaq ishte ……Allahu Ekber …Lamtumirrrr …