E përplasi karroca me kalë, aksidentohet për vdekje 70-vjeçarja në Devoll

442
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Devoll. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Miras.
Të njëjtën burime theksuan se shtetasi me inicialet S.S, 41 vjeç, teksa drejtonte një karrocë, ka aksidentuar 70-vjeçaren me inicialet L.K. Kjo e fundit ndërroi jetë në spitalin e Korçës.
INFORMACION PARAPRAK
Më datë 10.10.2017, jemi njoftuar se në fshatin Miras, shtetasi S.S, 41 vjeç, duke drejtuar një mjet karrocë të tërhequr me kalë, ka aksidentuar shtetasen L.K, rreth 70 vjeçe, banuese në fshatin Miras.
Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ndaj drejtuesit, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sigal