E përplas TAXI-a, ndërron jetë e moshuara në Tiranë

505
Një 62 vjeçare është përplasur për vdekje nga një benz në Tiranë.
Policia bën me dije se një Mercedes Benz taxi ka përplasur për vdekje shtetasen me inicialet V.K. e cila ka përfunduar menjëherë në spital.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.06.2017, rreth orës 14:20, në rrugën “Besim Alla”, automjeti tip Mercedes Benz taxi, me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar shtetasen V. K., 62 vjeç, e cila pasi është dërguar në S.Q.U., ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme proceduriale.
Sigal