E përplas motori teksa ecte në rrugë, humb jetën 14-vjeçari në Krujë

546
 Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Bilaj.
Mësohet se adoleshenti Dorian Lata ishte duke ecur në rrugë në momentin kur është përplasur nga një motor.
Pasojat e përplasjes kanë qenë fatale për 14-vjeçarin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit.
Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë ndaluar drejtuesin e motorit, shtetasi Pashk Paluka.
Pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Sigal