E përndiqte, 39-vjeçarja denoncon ish-të dashurin 17 vjet më të vogël

462
Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi akuzohej nga ish e dashura e tij, se e përndiqte. Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi me inicialet B.A. Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të 39-vjeçares me inicialet MK. Kjo e fundit kishte deklaruar në polici, se ish i dashuri e përndiqte dhe i dërgonte mesazhe të shumta. Vetë 22-vjeçari ka thënë se nuk donte ta bezdiste atë, por thjesht donte të lidhej sërish me të.
Sigal