E pazakontë në Kavajë/ Policia ndalon fierakun me karroatrec, sipër një fuoristradë me 562 kg drogë

666
Policia e Kavajës ka kapur një sasi të madhe droge dy ditë më parë. Sipas të dhënave zyrtar, të mërkurën është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale Saimon Beqiraj, 35 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier.
Kjo, pasi 35-vjeçari në Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë.
Nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet dhe u bllokua 562.3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.
Sigal