E padëgjuar, shkojnë për t’i arrestuar, shqiptarët bëjnë karate me policët italianë

536
Dy shqiptarë janë vënë në pranga ditën e djeshme nga policia italiane, pasi janë kapur me kokainë.
Arrestimi i tyre është bërë në Milano, ku dy shqiptarëve 41 dhe 42 vjeç, pas kontrollit në banesë u është gjetur 631 gramë kokainë dhe 1000 euro cash.
Kanë qenë fqinjët e dy shqiptarëve, të cilët kanë njoftuar policinë se kishin parë lëvizje të dyshimta të tyre.
Por, në momentin që policia ka shkuar në banesën e tyre, ata kanë hasur në rezistencën e dy shqiptarëve.
Madje, njëri prej tyre, 41-vjecari shqiptar, një njohës i mirë i arteve marciale, ka shpalosur talentin e tij, duke i marrë para dy prej policëve italianë.
Policët pësuan dëme të lehta, ndërsa kolegët e tyre mundën që të vinin në pranga dy shqiptarët.
Nga se bëhet e ditur, ata ishin punonjës sigurie në lokalet e natës dhe shpërndanin drogën në zonën e quajtur Baggio. 
Sigal