E moshura rrëzohet në rrugë dhe humbë jetën, nuk dihet identiteti

530
Sigal

Një grua e moshuar e moshës 85 vjeç ka ndërruar jetë sonte në Spitalin e Traumës në rrethana ende të paqarta për vdekjen e saj.

Sipas Policisë më datë 19.08.2019, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar në rrugë dhe më pas është dërguar menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia në tokë, e moshuara ka ndërruar jetë rreth orës 20:30.

E moshuara është e moshës rreth  85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zezë, bezhë, dhe kafe.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj. Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112.