E moshuara vdes disa orë pasi shtrohet në QSUT, familjarët lajmërojnë policinë

514
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e një të moshuare në ambientet e QSUT-së.
Mësohet se 73-vjeçarja me inicialet M.D. ishte shtruar në reanimacionin e QSUT-së më 3 gusht për shkak të komplikacioneve shëndetësore por ka ndërruar jetë rreth orës 3:00 të mëngjesit të djeshëm.

Familjarët kanë pasur dyshime për vdekjen e saj dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka bërë procedurat dje për këqyrjen e kufomës së 73-vjeçares në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Nuk dihet ende nëse familjarët fajësojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm apo neglizhencë, ose nëse dyshojnë për shkaqet e vdekjes së të moshuarës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Sigal