E masakroi me thikë, edhe 4 vjet më parë xhaxhai e kishte ‘shenjestruar’ nipin

565
Debati për oborrin e përbashkët është bërë shkak për vrasjen e babait të dy fëmijëve të mitur. Ngjarja që tronditi qytetin e Shkodrës ndodhi mesditën e së shtunës pranë teatrit “Migjeni”.
Por, edhe përpara 4 vitesh Bujar Kuçi ka tentuar që të vrasë nipin e tij. 61- vjeçari kishte siguruar një çifte nga një shok i tij dhe prej disa kohësh e mbante në shtëpi. Sërish debati ka qenë i njëjtë, për çështjen e oborrit. Mirsad Kuçi dhe Bujar Kuçi kanë debatuar mes njëri-tjetrit dhe pas debatit xhaxhai ka marrë çiften që posedonte dhe e ka vendosur në dritaren e shtëpisë së tij.
Nga dritarja, ai ka tentuar që të qëllojë mbi nipin e tij, por nuk ka arritur që të shkrehë armën e gjahut, pasi nuk ka ditur ta përdorë ashtu siç duhet atë. Në atë kohë, policia arrestoi 61- vjeçari, si dhe i sekuestroi armën që e kishte pa leje. Por, atë që nuk arriti të çonte deri në fund katër vite më parë, fatkeqësisht Bujar Kuçi e ka realizuar dje duke qëlluar me thikë mbi djalin e vëllait të tij.
Mirsadi ishte djali i vetëm i Faik dhe Fatmira Kuçit, të cilët kanë dhe dy vajza. Nga ana tjetër, Bujar Kuçi rezulton më parë i divorcuar, ndërsa ka dhe një djalë bashkëmoshatar me djalin e vëllait të tij, të cilin e vrau me thikë pas debatit për parkimin e makinës para oborrit.
Sigal