E lidhur me bosin mafioz, gjendet e vrarë avokatja në Greqi

518
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi pasi një avokate 33 vjeçare është  gjetur e vrarë në garazhin e vilës së vet.

Ngjarja ndodhi në lagjen e shtrenjtë Kifisia të Athinës dhe sipas policisë, vrasja është kryer të martën, por viktima u gjet mbrëmjen e të mërkurës, shkruan News24/7.

Mediat greke raportojnë se ajo ishte qëlluar disa herë me kallash e pistoletë. Dyshimet e para janë se vrasja mund të ketë ndodhur pasi viktima kishte lidhje intime me një nga bosët e krimit.

Avokatja ishte e skeduar nga policia, teksa vite më parë ishte akuzuar ndër të tjera për grabitje, çështje që lidhen me trafikun e drogës, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gruaja e pafat kishte rënë sërish preh e një atentati në vitin 2011 dhe që atëherë ishte larguar jashtë Greqisë. Kjo është vrasja e tretë mafioze brenda pak ditësh në Greqi.