E la e dashura, ky është i riu që donte të hidhej nga ballkoni në Shkodër

464
Një i ri nga fshati Klos i Burrelit ka tentuar të hidhet nga kati i katërt i një pallati ditën e sotme, në qytetin e Shkodrës, pasi është ndarë nga e dashura.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë “Bixhistenit” në Shkodër.

I riu Xhevahir Balaj ka ardhur në Shkodër për të dashurën, e cila është pjesë e komunitetit rom, dhe pas debateve me të ka vendosur t’i japë fund jetës.

Policia dhe autoambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe shpëtuan në kohë personin. I riu aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat që e shtynë në këtë veprim.

Sakaq banorët e zonës thonë se janë tmerruar nga skena.
Sigal