E kërcënojnë me kaçavida dhe grabisin malajzianin, kapen 3 të rinjtë në Tiranë

478
Tre të rinj në Tiranë kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen për grabitje. Dy 18-vjeçarë dhe një 21 vjeç, të tre banues në Tiranë kanë kërcënuar me kaçavidë një shtetas malajzian.
Sipas policisë, ata i kanë marrë çantën me pasaportën e sende personale dhe një shumë valutë të huaja.
“U arrestuan ne flagrancë shtetasit R.Z, H.GJ dhe A. B, vjeç 18, 21 dhe 18, banues në Tiranë, Kodër Kamëz dhe Mëzez,” shkruhet në njoftim.
Në rrugën “Ded Gjon Luli”, në bashkëpunim me njeri tjetrin, nën kërcënimin e një kaçavide, kanë vjedhur shtetasin malajzian N.Y, vjeç 46, ku i kanë marrë çantën me pasaportën e sende personale dhe një shumë valutë të huaja, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Parashikuar në Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
Sigal