E goditi me shpullë, vajza padit nënën. Pranga shqiptares

411
Sigal

Një 40-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke në Agrinio pas denoncimit të bërë prej vajzës së saj 11-vjeçare. Kjo e fundit ka akuzuar nënën e saj për dhunë.

Sipas “Protothema.gr” padia e ngritur kundër 40-vjeçare me origjinë shqiptare, ishte për faktin se ajo e goditi vajzën e saj në fytyrë. Ndaj kjo e fundit vendosi të marrë hak duke denoncuara atë.

Pavarësisht përpjekjeve për të ndikuar tek minorenia për të lënë të lirë të ëmën, policia arrestoi gruan, e cilat akuzohet për “Dhunë”.