E gjeti të varur por merrte ende frymë, dëshmia e babait: Ç’më tha im bir për herë të fundit

48
Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një 47-vjeçar i dha fund jetës duke u varur me kabull elektrik. Viktima është Arsen Dauti, i cili u gjet në fund të jetës në tualetin e shtëpisë, nga i ati. Ai kishte tentuar të vetëvritej edhe herë të tjera, ndërsa vuante nga një gjendje e rënduar emocionale dhe psikologjike.
Arseni u gjet në shtëpi nga i ati i tij, Skendër Dauti, i cili rreth orës 09:50 lajmëroi policinë ku tregoi se kishte gjetur të varur në tualetin e shtëpisë së tij të birin. Në atë moment në banesën e Arsenit nuk ndodhej asnjë njeri, duke qenë se bashkëshortja e tij kishte shkuar në punë.
Edhe pse merrte ende frymë në momentin që e gjeti 76-vjeçari në gjendje të rënduar, Arseni nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.
Skënderi, babai i të ndjerit tregon se i biri mëngjesin e së dielës u kishte dhënë lamtumirë. I moshuari tregon se Arseni i kishte përqafuar dhe ishte larguar.
Erdhi në shtëpi (se ai banon veç nga ne me gruan e vet) dhe na përqafoi të dyve, duke na thënë ‘Ejani t’ju takoj se nuk do të shihemi më’. Na përqafoi dhe iku. Fillimisht nuk ia vura veshin për çfarë tha, pasi mendova se kështu kishte bërë edhe herë të tjera. Megjithatë, diçka më nxiti t’i shkoja pas. Shtëpia e djalit është rreth 800 metra larg nga e imja. Kur shkova në shtëpinë e tij e gjeta të varur”, tregon babai i viktimës.