E enjtja e zezë e bankave/ E përbashkëta e katër grabitjeve spektakolare

525
Vitet e fundit, aksi rrugor Tiranë-Rinas është dëshmitar i grabitjeve të bankave të nivelit të dytë. Autorët duket se kanë përdorur një skemë të ngjajshme dhe të njëjtën ditë, atë të enjte.
Ndonëse në të katër rastet parashikohet të jenë grabitur rreth 10 milion euro, policia ka mundur të identifikojë vetëm një nga grabitësit, për rastin e vjedhjes brenda aeroportit të Rinasit.
“BalkanWeb” raporton se dita e enjte në fakt është edhe dita kur bankat transportojnë paratë për në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” për tu depozituar më pas në Vienë të Austrisë dhe ky fakt me sa duket dihet mirë nga grabitësit.
Grabitja parë, e enjte 12 shkurt 2015
Para dy vitesh u grabitën 3 milionë € te Kthesa Laknasit, gjatë aksit rrugor Qafa e Kasharit-Rinas. Po transportoheshin nga një bankë e nivelit të dytë drejt aeroportit me destinacion Vienën.
Grabitja e dytë, e enjte 3 dhjetor 2015
Në daljen e garazhit të një banke të nivelit të dytë te Stacioni Trenit në Tiranë, grabiten mbi 2 milione €, paratë do transferoheshin për në aeroport me destinacion Vienën.
Grabitja e tretë, e enjte 30 qershor 2016
Brenda aeroportit te Rinasit grabitën 3 milionë €, të një tjetër banke të nivelit të dytë. Paratë po transferoheshin me avion drejt Vienës. (në këtë rast kemi një të dyshuar të identifikuar Aleks Pepa 40-vjeçari me origjinë nga Elbasani)
Grabitja e katërt, e enjte 9 shkurt 2017
Grabiten tek kthesa e Laknasit 2 milionë €, të BKT, që po transportoheshin për në Rinas, me destinacion final Vienën.
Sigal