E ekzekutuan për mbesën: “Me këtë që bëre të pret vdekja”

383
Mjaft e trishtë ishte historia e shqiptarit i cili u ekzekutua një ditë më parë me plumb në qafë, teksa ishte në mbrojtje të mbesës së tij. Baxhanaku i Petrit Nikollit, ekzekutuar në Itali ka rrëfyer momentet e fundit të viktimës, kthimin nga Milano së bashku me mbesën që e dhunonte bashkëshorti, kërcënimin e krushqisë dhe shqetësimin për fëmijët dhe gruan shtatzënë që mbeten të vetëm. Mariel Duma tregon se së bashku me Petritin kanë shkuar në Itali thuajse fëmijë. “Ai shkoi në Milano, pasi mbesa e tij kishte probleme me familjen dhe burrin dhe e mori me vete. Kur u kthye me tregoi se e morën në telefon dhe e kërcënuan. “Me këtë që bëre të pret vdekja”, i thanë. 
Ai tregon se tashmë në shtëpinë e tyre janë tre fëmijët e viktimës, më i madhi 15 vjeç, i cili e ka marrë vesh për të atin. “Më të vegjlit, 7 dhe 4 vjeç ende nuk dinë asgjë dhe kërkojnë vazhdimisht babanë. Shpresoj t’i ndihmoj ndonjë psikolog pasi nuk dimë se si të veprojmë”, thotë ai.  -Kur thoni për kërcënimin me telefon, bëhej fjalë për mbesën 20 vjeçare që e mori në shtëpi?  “Po, ka zakone shumë të vjetra në Veri të Shqipërisë, zona nga vinte edhe Piero (Petriti) dhe krushqit, zona shumë më strikte krahasuar me jugun. Është kanuni i Lekë Dukagjinit, ligji i nderit që rregullonte marrëdhëniet mes njerëzve”. 
Sigal