E dhunonte kunata, policia merr në mbrojtje 55-vjeçaren

464
Një 55-vjeçare është marrë nën mbrojtje nga policia, pasi dhunohej nga kunata. Policia e Tiranës ka lëshuar një urdhër mbrojtjeje për A.B., e cila dhunohej nga kunata e saj me të njëjtat iniciale, 50 vjeç. “Më datë 12.10.2015, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen A.B, 55 vjeç, banuese në Tiranë, sepse kunata e saj shtetasja A.B, 50 vjeç, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal