Sigal

Rasti i radhës i dhunës në familje, vjen nga Libohova e Gjirokastrës. Një grua ka denoncuar në Policinë Vendore, kunatën dhe kushëririn e bashkëshortit të saj, për dhunë.

Nga ana e saj Policia e Gjirokastrës saktëson se, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për M. L., 39 vjeçe, banues në Libohovë, pasi në banesë, kunata P. L., dhe kushëriri i bashkëshortit A. Xh., 37 e 54 vjeç, banues në Libohovë e Fier, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 08. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M. L., vjeçe 39, banues në Libohovë, pasi në banesë, kunata P. L., dhe kushëriri i bashkëshortit A. Xh., vjeç 37 e 54, banues në Libohovë e Fier, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.