E dashura u hodh nga kati i 8, deklarata e bashkëjetuesit në Polici: Ajo vetëm qante

466
Pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku vajza 19-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, policia ka shoqëruar personin me të cilin ajo bashkëjetonte.
Në momentin e shoqërimit në policia, i dashuri i saj Artur Çala, 33 vjeç, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

“Ajo vetëm qante, nuk e kuptoja dot se çfarë kishte”, ka thënë ai para policisë në gjendje të tronditur.

Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, por dëshmia e 33-vjeçarit pritet të hedhë më shumë dritë mbi të.
Njoftimi i shoqërimit 
“Rreth orës 02:10, në lagjen “Apollonia” Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja S.B, 19 vjeçe, banuese në Kuçovë. Aktualisht kjo shtetase bashkëjetonte me shtetasin A.Ç, 33 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier”, informon policia.
Sigal