E bëjnë copë rumunin për një Rolex falso, arrestohen dy shqiptarë

554
Dy shqiptarë e sulmuan vetëm për t’i vjedhur një orë Rolex. Viktima është një rumun 30-vjeçar, që doli nga supermarketi me të fejuarën 37-vjeçare, ndërsa vjedhësit janë dy shqiptarë 48 dhe 25 vjeç. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje në Montecatini, një provincë në Pistoia, ndërsa burri po ecte i qetë në trotuar.

Dy shqiptarët e kanë kapur në befasi, e kanë goditur dhe rrahur. Për t’i grabitur orën, një nga dy shqiptarët, kur kuptoi se ora ishte falso, ia hodhën përsipër. Para se të iknin, ata kanë goditur edhe të fejuarën e tij, por arratia e tyre zgjati më pak se 4 orë. Të dy hajdutët në fakt u arrestuan nga agjentët e komisariatit të Montecatini. Viktima u shtrua në spital me lëndime të forta në vesh dhe në trup për 6 ditë.
Sigal