Sigal

TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Tropojë. Nga të dhënat e para dyshohet se ka mbetur i vrarë një person në rrethana ende të paqarta.

Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Ende nuk dihet detajet dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, e cila raportohet se ka ndodhur në një nga malet e Tropojës.

Ngjarja mëshohet se është raportuar përmes një telefonate në sallën operative. Telefonata e ardhur në sallë, ka njoftuar se personi mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri në mal, pasi ai ishte me bagëti në zonat e thella të Tropojës.