Dyshohej si i prekur nga “Gripi i derrit”, ndërron jetë 38-vjeçari

505
Sigal

Një 38-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Sanatoriumin e Tiranës.

Burime bëjnë me dije si i ndjeri është shtetasi Hasan Ekmeçiu, nga Elbasani, i cili punonte si teknik në një televizion lokal.

Ekmeçiu ishte i shtruar në Sanatorium ndërsa dyshohet se ishte prekur nga “Gripi i derrit”. Ai është kuruar 4 ditë në Spitalin e Elbasanit, dhe pasi nuk ka reaguar ndaj kurës u transferua në “Sanatorium”, ku edhe ka ndërruar jetë. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga ky spital, nëse Ekmeçiu ka ndërruar jetë nga “Gripi i derrit”, apo nga ndonjë tjetër komplikacion, ndërsa pritet përgjigje e ekspertizës.