Dyshohej se mashtronte të moshuarit, ajo që i gjeti policia në makinë fundos kamerierin shqiptar

504
Një shqiptar është arrestuar në Parma të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.
30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i njohur, punonte si kamarier. Policia italiane u vu në ndjekie të makinës së tij tip “Passat”, pasi prej disa kohësh vëzhgohej dyshohej nga disa banorë se vidhte dhe mashtronte të moshuarit.
Pasi vëren se po ndiqej nga policia, 30-vjeçari lë makinën dhe mundohet të arratiset në këmbë, por reagimi i shpejtë i policisë italiane bëri që ai të dorëzohet.
Sigal

ff

Karabinierët i gjetën 30-vjeçarit një dozë të vogël kokaine të fshehur në pantallona. Sipas mediave italiane, forcat e policisë ushtruan një kontroll tjetër të imtësishëm në makinë e shqiptarit. Në bagazh, ata zbuluan një modifikim të dyshimtë.

Pas çmontimit të bagazhit, u arrit të zbulohej një ndarje që kishte krijuar shqiptari dhe ku kishte fshehur 2.1 kg kokainë që po të shitej në treg do të kishte një vlerë prej 200.000 eurosh.