Dyshohej për vrasjen e turistëve çekë, dhunohet nga policia

415
Komisioneri pranë avokatit të popullit Arben Shkëmbi ka pohuar trajtimin jo normal që i ka bërë policia një personi të shoqëruar si i dyshuar për vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal në korrik të këtij viti, ndërsa ky ishte personi gabuar.
Sokol Mjaçaj u ndalua nga polica dy ditë pas ngjarjes, ndërsa një tjetër person që nuk ka patur lidhje me krimin është dhunuar e keqtrajtuar nga policia para identifikimit e kapjes së Mjaçajt. Sipas komisionerit pranë avokatit te popullit Arben Shkëmbi, në lidhje me personin që është autor i krimit ka patur trajtim normal, ndërsa policia ka trajtuar jashtë normave të lejuara një person të dytë, dhe për këtë institucioni i avokatit të popullit ka bërë relacionin përkatës për masa disiplinore dhe procedime të mëtejshme për personat që kanë kryer këto veprime.
“Nuk ka pse përdoret dhunë kur ndalohet një person,aq më tepër kur ky ishte personi i gabuar dhe u trajtua jo normalisht”, ka thënë Shkëmbi. Duke folur për mbipopullimin në burgje, komisioneri Shkëmbi ka theksuar se po bëhen reforma për burgjet e hapura por këto kërkojnë kohë, maturi dhe miratim të ligjeve përkatëse. Nisur nga ankesat e bëra, Shkëmbi i pranishëm për disa ditë në rajonin e Shkodrës ka përmendur faktin se biznesi nuk është ankuar për masat kundër informalitetit pasi me sa duket ka zgjedhur rrugë të tjera siç është gjykata administrative.
Sigal