Dyshime/ 65-vjeçari e vrau Jonidën për shkak të një lidhje tjetër

445
Hetimet mbi vrasjen e dyfishtë, të Jonida Çanakut dhe Sokrat Shanit vazhdojnë. Edhe pse autori është vetëvrarë, pasi ka pranuar krimin e vrasjes së 27-vjeçares, duke lënë tre letra të shkruara, si provën më të fortë materiale, Prokuroria e Lushnjes po kryen disa veprime të tjera hetimore. Organi i akuzës, ka marrë në pyetje personat e të dy familjeve. Ata kanë pranuar se kishin dijeni për lidhjen e dashurisë midis dy viktimave prej disa vitesh, një lidhje e cila vazhdoi pa miratimin e asnjërës prej familjeve. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, ndonëse autori i krimit, Sokrat Shani, ka përshkruar ngjarjen në tre letrat e lëna përpara vetëvrasjes, hetimet janë zhvendosur edhe në një tjetër pistë, atë të një lidhjeje paralele të 27-vjeçares. Dyshimet janë se Sokrat Shani ka kryer vrasjen, pasi nuk ka pranuar lidhjen e Jonidës me një djalë tjetër. Prokuroria e Lushnjës është duke punuar për gjetjen e këtij personi, për të zbardhur krejtësisht ngjarjen. Sokrat Shani dhe Jonida Çanaku, prej më shumë se tre vitesh ishin në një lidhje intime me njëri- tjetrin. Njohja e tyre, ka nisur për shkak të ndihmës që autori i vrasjes i jepte në bujqësi familjes së viktimës. Mbjellja e serave në Kryekuq, ku jetonte familja e vajzës bëhej nga Shani falas, pasi kishte biznesin e fidaneve bujqësor. Në 15 Gusht të këtij viti, në një apartament në Golem të Kavajës, u gjet e vrarë 27-vjeçarja Jonida Canaku. Ndërsa Sokrat Shani, u vetëvra në Lushnje.
Sigal