Dy viktimat e aksidentit do martoheshin më 14 gusht

334
Ka rezultuar fatal një mbremje e këndshme në shoqërinë e dy miqve italianë për çiftin Artenisa Peraj dhe Besmir Kola të cilët humbën jetën sot në aksidentin e Velipojës. Është mjaft i dhimbshëm fakti se çifti kishte prerë datën e martesës do të ishte data 14 gusht e këtij viti, por që nuk do të jetë gëzim por hidhërim për familjarët e tyre të cilët mezi prisnin datën. Besmir Kola dhe Artenisa Peraj nga Kakarriqi i Lezhës së bashku me dy miqtë e tij italianë kishin shkuar në plazhin e Velipojës . Besmir Kola ka qenë drejtuesi i mjetit BMË me targa AA767HF i cili ka humbur kontrollin duke bërë që makina të binte në kanalin e Vilunit dhe nga aty të mos dilte asnjëri prej tyre i gjallë. Në aksident humbi jetën edhe shtetasi italian Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç dhe një tjetër shtetas italian ende i pa identifikuar i moshë rreth 25 – 26 vjeç.