Dy vëllezërit nga Kukësi aksidentohen rëndë në rrugë, njëri humb jetën

629
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën një djali të ri, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Kukës, në fshatin Resk, ku 31 vjeçari me iniciale N.C, banues në Zall Lusën, duke drejtuar mjetin motor, tip “HONDA”, i cili udhëtonte së bashku me vëllain, nga fshati Lusën në drejtim të fshatit Kolesian, ka humbur kontrollin e motorit në hyrje të fshatit.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit si dhe është dëmtuar vëllai i tij, D.C. Ky i fundit pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Kukësit, është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “ Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore
Sigal