Dy vëllezër pogradecarë në pranga, s’lejuan policët të kontrollonin furgonin

455
Dy vëllezër pogradecarë, Roland Durbaku, 49 vjeç dhe Ilir Durbaku, 43 vjeç, të dy banues në fshatin Radokal, u arrestuan nga Policia.
Arrestimi i tyre u bë dje në lagjen nr 1 në Pogradec, ku këta shtetas kanë penguar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës të tyre për kontrollin e një furgoni me të cilin ata po udhëtonin; po njeosj vepruan edhe gjatë shoqërimit për në Komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.
Sigal