Dy të rinj nga Laçi kanë tentuar të përdhunojnë një 22 vjeçare

417
Sigal

Në mes
të ditës, në një rrugë plot me kalimtarë dhe shumë lëvizje dy të rinj nga Laçi
kanë tentuar të përdhunojnë një 22-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur dje në “Rrugën e
Kavajës” në kryeqytet, ky dy të rinjtë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25
vjeç kanë marrë me forcë në makinën e tyre shtetasen me iniciale F.L., 22
vjeçe, banuese në Tiranë.

Pasi e kanë futur në makinë, dy të
rinjtë kanë tentuar ta përdhunojnë të renë por fatmirësisht njerëz që kanë
dëgjuar thirrjet dhe britmat e saj kanë njoftuar policinë. Dy laçianët më pas
janë detyruar ta lënë të lirë vajzën dhe janë larguar, ndërsa policia i ka
shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tyre.