Dy shqiptarë kapen me 39 kg heroinë e kokainë në Livorno

428
Policia italiane e qytetit të Livornos ka arrestuar shqiptarët Ilirjan Luku 32 vjeç e Rezart Sula 27 vjeç me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Në zotërim të dy shqiptarëve janë gjetur 37 kg heroinë e 2 kg kokainë. Arrestimi i shqiptarëve ka ardhur pas sinjalizmit të banorëve të një pallati për praninë e personave të dyshuar në kantinat e banesave të tyre.
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarët në flagrancë në zotërim të dy thasëve me drogë në njërin prej të cilëve kishte rreth 22.4 kg heroinë e në tjetrin 12.6 kg.
Në makinën e dy shqiptarëve parkuar pranë këtij pallati janë gjetur dhe 2 kg të tjera heroinë, 2 kg kokainë si dhe materiale për përgatitjen e kofeksionimin e drogës.
Të dy shqiptarët janë në gjëndje arresti me burg në pritje të vendimit të autoriteteve gjyqësore.
Sigal