Dy shqiptarë arratisen nga burgu gjatë natës

112

Dy shqiptarë të cilët po vuanin dënimin në burgun Kassandra në Halkidiki, janë arratisur nga qelitë.

Ngjarja ka ndodhur 48 orë më parë, dhe kjo është një tjetër arratisje spektakolare e shqiptarëve nga burgjet greke.

Mungesa e shqiptarëve është konstatuar në mëngjes, kur nuk janë paraqitur në numërimin e mëngjesit të së martës.

Gardianët kanë nisur menjëherë verifikimin në qeli ku shqiptarët nuk janë gjetur në vendin e vuajtjes së dënimit.

Ende nuk është e qartë se si kanë arritur të largohen shqiptarët nga qelia, të cilët ishin të dënuar për vrasje.

Jo më larg se një muaj më parë ishin katër shqiptarë të cilët arritën të arratiseshin nga burgu Petru Rali në Athinë. Ata kërcënuan me thika të improvizuara gardianët, duke i çarmatosur. 4 të dënuarit u larguan nga qelitë, por dy prej tyre u arrestuan nga policia disa orë më pas. Ndërsa dy të tjerët vijojnë të jenë në kërkim.