Dy personat të armatosur dhe maskuar me shall të zi, grabisin kazinonë në Sarandë

392
Grabitje me armë në një kazino në Sarandë.
2 persona të maskuar me shall të zi, nën presionin e armëve të zjarrit, kanë mundur të vjedhin xhiron ditore të kësaj kazinoje, ku shuma e parave ende nuk dihet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Kazinoja mësohet se ndodhet në rrugen “Skëndërbeu”, në lagjen nr.1 të qytetit.
Në momentin e grabitjes, në kazino kanë qenë prëzent dy punëtorë të këtij biznesi bashkë me një klient.
Shërbimet e Policisë deri tani kanë shoqëruar 11 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Të gjitha Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal