Durrës,sekuestrohen 1.5 kg heroinë pranga 4 personave,mes tyre 1 grua

467
Sigal

DURRES – Një operacion antidrogë nga policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona si dhe janë sekuestruar 1.2 kg heroinë. Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë 3 meshkuj dhe 1 grua, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Sipas policisë së Durrësit, sasia e heroinës u gjet e fshehur në makinat dhe trupin  e të arrestuarve.

Deri më tani nuk dihet ende se nga vinte droga dhe cila ishte destinacioni i saj.

Ndërkaq, vijon puna hetimore e policisë për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e narkotrafikut.