Durrës, vrasja e dy të moshuarave, nipi merr përsipër krimin, shfajëson shokun

466
I akuzuari për vrasjen barbare të dy të moshuarave, Elsa dhe Gjinovefa Vava 1 vit më parë në qytetin e Durrësit, Artur Kacanolli, njëkohësisht nip i viktimave, në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj tij ka marrë përsipër krimin e dyfishtë duke shfajësuar të arrestuarin tjetër, Vilson Elmazi.
“Krimin e bëra unë, jo Vilson Ellmazi”, mësohet të jetë shprehur në gjykatë 28-vjeçari.
Ngjarja makabre që shokoi opinionin publik ndodhi mesnatën e 2 shtatorit në qytetin e Durrësit. Të moshuarat Elsa dhe Gjenovefa Vava, përkatësisht 75 dhe 70 vjeçe u torturuan deri në vdekje në banesën e tyre, u lidhën këmbë e duar e më pas u grabitën.
Disa ditë pas ngjarjes policia arrestoi shtetasit Artur Kacanolli, 28 vjeç nga Shijaku, dhe bashkëmoshatarin e tij Vilson Elmazi nga Elbasani.
Sigal