Durrës/ Vodhi dhe përdhunoi 24-vjeçaren, shpallet në kërkim i riu

373
Një 22 vjeçarë me banim në fshatin Manëz të Durrësit është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare. Djali me inicialet F.S pasi ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së vajzës me iniciale E.K., 24 vjeçe, banuese në fshatin Çerragë të Belëshit, dyshohet se i ka vjedhur edhe një telefon celularë si dhe një sasi lekësh. Policia ka nisur menjëherë procedimin penal dhe po punon për kapjen e 22-vjeçarit.
Sigal