Durrës: Tentoi të fuste drogë në burg, ndalohet gruaja

523
Policia e Durrësit ka ndaluar sot një grua e cila ka tentuar të fusë drogë në burg. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Burgjeve, rreth orës 10:00 të ditës së sotme, gjatë kontrollit rutinë të ushtruar nga forcat e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit te Vendimeve Penale Durrës, është bërë i mundur ndalimi i shtetases B.D., e cila do te takonte të afërmin e saj të paraburgosur në këtë institucion. 

Shtetases iu gjet e fshehur në trup një sasi prej 2 gramësh e dyshuar si lëndë narkotike. Lidhur me këtë konstatim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve njoftoi Komisariatin e Policisë së Qarkut dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Sigal