Durrës/ Të shtëna me armë zjarri në një lokal, plagoset një person

460
Sigal

Një person
ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur
në një lokal ku konflikti mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e armëve
të zjarrit.

I plagosuri, i identifikuar si shtetasi
me inicialet H.K, 42 vjeç, është transportuar në spitalin rajonal, ku ndodhet
jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në
vendngjarje ka indentifikuar autorin e krimit dhe ka nisur punën për arrestimin
e tij. Dyshohet se një borxh i pashlyer është bërë shkak i konfliktit të
armatosur.